“Enciklopedia imagjinare” e Bajram Kosumit vjen përmes rrëfimeve ishullore

20 nëntor 2023 | 10:16

Shkencorja “Enciklopedia” dhe “imagjinarja” artistike bëhen bashkë në tekstin më të ri të botuar nga autori Bajram Kosumi.

Një tekst 772 faqesh vjen nën titull “Encikopedia Imagjinare / postroman”.

Kosumi si mysafir në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ky tekst sjellë risi në letërsinë shqipe, pasi për herë të parë futet termi “postroman” dhe bashkëdyzohet “enciklopedia” me “imagjinaren”.

Letrari Kosumi, sqaroi se ky tekst kishte nisur së shkruari nga qelitë e Burgut të Nishit gjatë viteve 1985-1986 (derisa ishte i burgosur politik) dhe e përfundoi në vitin 2022, njofton Klankosova.tv.

Ish-kryeministri i Kosovës, tek autori i emisionit, Enis Reçica, tha se teksti ngërthen në vete rrëfime të ishullorëve, që mund të ngjasojnë me shqiptarët, po ashtu edhe me gjithë Ballkanin. Por, sipas Kosumit, “e gjithë bota jonë mund të shihet si ishull, pasi ka vite të tëra që tentohet të kërkohet jetë edhe diku jashtë tokës tonë”.

Nga botuesit e këtij libri, në Kosovë dhe në Shqipëri, është vlerësuar si eksperimenti më i madh me letërsinë. Këtë primat ia dedikojnë faktit të mbiemërimit “postroman”, që thonë se është vula e këtij eksperimenti dhe e vendos Enciklopedinë imagjinare në hierarkinë e teksteve letrare.

Kosumi në “Sytë 7” në Klan Kosova njoftoi se të gjitha ngjarjet e këtij libri zhvillohen në një Ishull të izoluar, i cili është i vendosur në një shkëmb të lartë, me shtëpi të vendosur në maje, i rrethuar me ujë. Ky vendbanim është i ilustruar edhe në ballinën e librit, ku është vizatuar vendbanimi i ishullorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri,…