Tottenhami planifikon transferimin e Raphinhas në janar  

20 nëntor 2023 | 12:30

E ardhmja e mesfushorit brazilian Raphinha mund të jetë sërish Premier Ligë, ku ai luante deri në vitin 2022. I ardhur te Barcelona, lojtari 26-vjeçar nuk ka gjetur shkëlqimin e dikurshëm, kur aktivizohej me Leeds United në Angli.

Këtë herë, për mesfushorin është interesuar ekipi i Tottenham, që do të synojë ta sjellë në Londër Raphinha që në merkaton e janarit.

Dëmtimi i Madisson duket se ka detyruar skuadrën e Spurs të hedhë sytë në merkato dhe Raphinha konsiderohet si elementi i duhur. Skuadra londineze ka nisur bisedimet si me lojtarin ashtu dhe klubin katalanas për të siguruar mesfushorin.

Për brazilianin, skuadra e Barcelona kërkon rreth 70 milionë euro, ndërkohë që kontrata aktuale skadon në vitin 2027. Raphinha nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Barcelona ndaj dhe largimi i tij duket se është mundësia më e mirë për t’u aktivizuar më shumë.

Tottenhami është gati të ofrojë në këtë marrëveshje edhe Cristian Romero, ndaj Barcelona po studion të gjitha opsionet e mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…