Zjarr dhe tymuese, Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim buxhetin për vitin 2024

20 nëntor 2023 | 13:01

Vetëm pesë minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne, kur pritej të diskutohej Projektligji për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget tek foltorja e Kuvendit, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të gardës.

As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i kanë ndaluar deputetët e opozitës të merrnin edhe këtë seancë flakadanët, të cilët i kanë ndezur në nisje të seancës plenare.

Pavarësisht kësaj, shumica parlamentare ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka thënë se Cristiano Ronaldo…