Në fundjavë zhvillohet Kampionati i Kosovës në boks

20 nëntor 2023 | 14:57

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) do të organizoj Kampionatin Individual në boks për senior dhe të rinj me 25 dhe 26 nëntor në Palestrën e Sporteve të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Siç ka bërë të ditur kjo federatë, të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha klubet e regjistruara në FBOXK për vitin 2023.

Të drejtë pjesëmarrje kanë boksierët që kanë minimum pesë meçe të zhvilluara. Të shtunën nga ora 11:00-12:00 do të bëhet peshimi i boksierëve, kurse nga ora 16:00 do të zhvillohen gjysmëfinalet. Të dielën, peshimi i boksierëve bëhet nga ora 08:00-09:00, kurse finalet fillojë nga ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me drejtoreshat…