Lladrovci takohet me Vasfije Krasniqin, në Drenas pritet të hapet një repart tekstili ku do të punësohen 100 gra

20 nëntor 2023 | 14:52

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me drejtoreshat e drejtorive të kësaj komune, ka pritur në takim ish-deputeten Vasfije Krasniqi Goodman.

Në këtë takim, ata kanë biseduar rreth investimeve dhe mënyrës së dhënies së pronës me negocim në shfrytëzim për të zhvilluar biznes në Komunën e Drenasit.

Në këtë kontekst, Lladrovci ka thënë se priten donacionet nga diaspora dhe Amerikës që do të investohen në prodhime tekstili, ku do të punësohen rreth 100 gra të mbijetuara nga dhuna seksuale.

“Me kënaqësi prita në takim, ish deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me drejtoreshat e komunës ku barazia gjinore në qeverisjen lokale është model. Bashkëbiseduam rreth perspektivës së investimeve në komunën tonë dhe për idenë e znj. Vasfije për mënyrat e dhënies së pronës me negocim në shfrytëzim për të zhvilluar biznes. Priten donacionet nga diaspora e Amerikës që do të investohen në prodhime tekstili dhe do të punësohen rreth 100 gra të mbijetuara nga dhuna seksuale, investim me shumë vlerë dhe i jap përkrahje të plotë. Ditëve në vijim, pas dorëzimit të projektit ideor, mbetet të konkretizohen kushtet e mënyrat e bashkëpunimit në kuadër të legjislacionit në fuqi, duke ofruar lehtësira maksimale dhe kushte sa më të favorshme për punë. Ajo shfaqi interesim për pronën komunale në Komoran, ish ‘As’ Hotel ose ndonjë pronë tjetër të përshtatshme për veprimtarinë prodhuese. Faleminderit Vasfije për vizitën dhe urojmë që sa më parë të finalizohet ideja Juaj njëherësh ju ofrojmë përkrahje të plotë!”, ka njoftuar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale…