Shefi i NATO-s mbërrin në presidencë, takohet me Osmanin

20 nëntor 2023 | 15:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata tashmë gjenden në takim.

Pas takimit me Osmanin, shefi i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Të hënën shefi i NATO-s ka nisur turin treditor në Ballkan. Fillimisht, ai ka vizituar Bosnje e Hercegovinën.

Të martën, Stoltenbergu do jetë në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Po ashtu, shefi i NATO-së të mërkurën do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët në mes të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.

Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbajtur sot seancën…