Kryetari i ri i Listës Serbe mohon pretendimet e Kurtit për ‘mbledhjen në Rashkë me Radojçiqin’

20 nëntor 2023 | 16:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka shkruar në “Facebook” se “në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiq”, duke shtuar se zyrtarë të Listës Serbe kanë zhvilluar atje takim mobilizues për të mbështetur Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiq, teksa ka theksuar se “ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek. Ai e ka quajtur quajtur “qesharak” këtë deklarim të Kurti, teksa ka mohuar se kanë zhvilluar takime të tilla.

“E mohoj plotësisht këtë. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, ka thënë Elek për “KoSSeV”, teksa ka theksuar se “nuk jam në dijeni rreth takimeve të këtilla dhe deklarimeve të Albin Kurtit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria e udhëhequr nga trajneri brazilian Sylvinho, është renditur si…