Osmani: Anëtarësimi në NATO, qëllim strategjik dhe parësor i Kosovës

20 nëntor 2023 | 16:33

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për medie, ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vizitën e tij në Kosovë për siç ka thënë ajo në një kohë sfiduese për sigurinë jo vetëm në vend, por edhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka theksuar se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.

“Liria e Kosovës është rezultat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japi kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cenuar seriozisht  nga ana e Serbisë. Roli i NATO-s dhe i KFOR-it në parandalimin e destabilizimit o vetëm të Kosovës është vendimtar, pasi qe Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se  “anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës”.

“Stërzgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka thënë se kryeministri…