E kërcënoi ish-të dashurën me vrasje dhe publikim të fotografive intime, arrestohet

21 nëntor 2023 | 08:38

Është arrestuar një person dje në Obiliq pasi ka kërcënuar me vrasje dhe me publikim të fotografive intime ish-të dashurën.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mes viteve 2021-2023.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq, gjatë viteve 2021-2023. Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur më herët, i dyshuari do t’i publikojë fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltar i jashtëm i kryeministrit të Kosovës, Veton Surroi, ka…