Lum ata që i kanë trutë në fund të këmbëve

21 nëntor 2023 | 08:59

Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Fadil Bajraj

Lum ata që i kanë trutë në fund të këmbëve, meqenëse jetën
E kanë akraba dhe ajo u jep strehë!
Lum ata që sillen njashtu si kafshë që janë!
Më mirë, në vend të fëmijëve, të kesh sall besim,
Që nuk dinë se kush jeni ose çfarë doni.
Lum ata që i kanë trutë në fund të këmbëve, për shkak se ata janë qenie,
Meqenëse të qenit qenie nënkupton zaptimin e një hapësire
Dhe ndërgjegjësimin e një vendi.

29 qershor 1932

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragutin Dragisha Lapçeviq (1867–1939) ishte politikan, gazetar, historian, deputet i…