UNICEF-i në Kosovë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut vazhdojnë partneritetin për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe arsimore për të gjithë fëmijët

21 nëntor 2023 | 10:59

UNICEF-i në Kosovë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut kanë vazhduar partneritetin e tyre trevjeçar për të përmirësuar shëndetin, arsimin dhe shërbimet e mirëqenies për fëmijët e vegjël. Marrëveshja e re bazohet në sukseset e bashkëpunimit të mëparshëm – një arritje e dukshme është zgjerimi i programit të Vizitave në Shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës në mbarë Kosovën.

Në këtë fazë të re të partneritetit do të punohet ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për ta vazhduar përmirësimin e cilësisë së programit të Vizitave në Shtëpi, duke shkuar drejt një modeli më progresiv që ofron shërbime më intensive për fëmijët në rrezik, veçanërisht ata me vonesa në zhvillim ose aftësi të kufizuar dhe ata që janë në rrezik nga dhuna. Për më tepër, do të rriten kapacitetet e Qendrave të Mjekësisë Familjare për të ofruar shërbime për fëmijët në rrezik dhe për të futur në përdorim monitorimin e rregullt të zhvillimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Partneriteti i ri do të mbështesë gjithashtu zgjerimin e Qendrave të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme me bazë në komunitet në zonat rurale, duke synuar fëmijët nga komunitetet më të margjinalizuara ku më shumë djem dhe vajza do të ekspozohen ndaj mundësive për mësim dhe zhvillim të hershëm.

UNICEF-i i është mirënjohës Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbështetjen dhe angazhimin e tij në përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe rezultateve të arsimit për fëmijët e vegjël në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumicën e të rinjve, të jetosh në shtëpi me…