Pilotët e FSK-së nisin programin rifreskues të fluturimit në Shqipëri

21 nëntor 2023 | 14:19

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të ndjekin një program rifreskimi teorik dhe praktik të fluturimeve nën nikoqirllëkun e Forcave Ajrore Shqiptare.

Për këtë lajm ka shkruar në “Facebook” edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”, ka shkruar Peleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Thomas Muller për “BILD”…