Akuza nga Ukraina: Italia e rëndësishme, iu plotësua ëndrra Çeferinit

21 nëntor 2023 | 14:29

Akuza të forta nga media ukrainase pas dështimit të përfaqësueses së këtij vendi për të mposhtur Italinë në ndeshjen e raundit të fundit në grup.

Polemikat janë ndezur për një 11-metërsh të supozuar të padhënë në fundin e sfidës pas një ndërhyrjeje ndaj Mudryk.

Në “Sport.ua”, një prej gazetave kryesore sportive të vendit, lexohet një paragraf që u referohet fjalëve të Aleksandr Çeferin, i cili në tetor e kishte cilësuar Italinë si “shumë të rëndësishme” për të mos u kualifikuar në “Euro 2024’. “Kishte një reagim për një penallti pas rrëzimit të Mudryk, por gjyqtari nuk reagoi. Madje nuk u shqetësua fare për të parë pamjet në sistemin VAR. Në fund ëndrra e Çeferinit u bë realitet: Italia u kualifikua në Kampionatin Evropian falë barazimit 0-0”.

Edhe trajneri i Ukrainës, Rebrov, ishte i bindur se gjyqtari duhej të kishte sinjalizuar për 11-metërsh.

“Për mua, faulli i Cristantes ndaj Mudryk ishte i dukshëm, por ka VAR dhe nuk jemi ne ata që vendosim. Gjyqtari në fushë nuk u thirr për të verifikuar atë që ndodhi. Për mua ishte penallti, por VAR nuk e mori parasysh. Duhej të ishte thirrur gjyqtari përpara ekranit.

Ishte një ndeshje e vështirë që në fillim. Në pjesën e parë punuam kryesisht në fazën e mbrojtjes, ndërsa në pjesën e dytë filluam të ushtronim presion. Djemtë në dhomat e zhveshjes ishin të trishtuar, fola me ata, por ne zhvilluam një ndeshje të mirë”.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Hamasit thonë se janë në prag të arritjes…