Edhe 65 serbë deri në mesditë i regjistruan veturat në RKS

21 nëntor 2023 | 15:44

2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani,  ka bërë me dije se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kjo kërkesë është bazuar në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka çështje…