![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/liburn-aliu.jpg)
Ministri Aliu kërkon masa disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit, i sanksionuar nga ShBA-ja
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi.
“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.
Shefi i Prokurimit në Ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit amerikane të Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”, ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.