‘Shqetësime për Bosnjën dhe Kosovën’, Stoltenbergu: Do ta shqyrtojmë propozimin e Ramës

22 nëntor 2023 | 13:56

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbledhur të mërkurën liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenbergu u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me tensionet dhe rrezikun e një konflikti në rajon, raporton “Euronews”.

Stoltenbergu ka thënë se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi. Shohim me shqetësim tensionet në Kosovë dhe Bosnjë. Jemi aleatë të rajonit dhe do ta shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, ka thënë Stoltenbergu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë takimit ka propozuar ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të NATO-s, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që s’janë të pranishme, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe procesin demokratik të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të…