Xhaka: Shpresoj të shkojmë në Evropian me Yakinin

22 nëntor 2023 | 16:28

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur se dëshira e tij është të shkojë në Kampionatin Evropian me trajnerin Murat Yakin.

“Shpresoj që të shkojmë në Evropian me Murat Yakin”, u shpreh Xhaka për mediumin zviceran 20min.ch. Sipas Xhakës, mund të ndodhë që trajnerët dhe lojtarët të kenë mendime të ndryshme.

“Kjo nuk do të thotë se ka probleme, kështu e shoh unë, kështu e sheh trajneri. Nëse do të kishim fituar katër ndeshjet e fundit me shanset që kishim për të shënuar, nuk do ta kishim problemin e Murat Yakinit”, ka shtuar Xhaka.

Sipas medieve zvicerane, fakti që kombëtarja e tyre mundi të kualifikohej në turneun në Gjermani ishte pjesërisht për shkak të grupit mjaft të dobët në fazën kualifikuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitarja Safete Hadergjonaj, ka thënë se për Pjetër Shalën, ka…