Barcelona planifikon rikthimin e Alcantaras

22 nëntor 2023 | 17:05

Dëmtimi i Gavit me kombëtaren e Spanjës ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën, pasi mesfushori i talentuar ka qenë një nga pikat e forta të katalanasve këtë sezon.

Drejtuesit e klubit kanë filluar menjëherë të mendojnë për zëvendësuesin e tij, pasi mesfushori spanjoll do të mungojë për të paktën nga 7 deri në 9 muaj.

Një opsion interesant që shfaqet është rikthimi i ish-mesfushorit të tyre, Thiago Alcantara, aktualisht lojtar i Liverpool. Gazeta katalanase “Sport” ka raportuar se Thiago ka një kosto të ulët duke marrë parasysh se i skadon kontrata në verë me Liverpool dhe mund të arrihet një marrëveshje që në merkaton e janarit.

32-vjeçari ende nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të një dëmtimi, por ai pritet të rikthehet në fushën e lojës gjatë muajit dhjetor. Thiago është një nga talentët e dalë nga Akademia “La Masia” e Barcelonës dhe kaloi disa vite me blaugranët, para se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2013 për 25 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e…