![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/bbb-1.jpg)
Grabitja e armatosur në Suharekë, reagon Bali Muharremaj: Po punohet në zbardhjen e rastit
22 nëntor 2023
| 19:57
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur që u krye në një argjendari në këtë komunë, ku si pasojë u plagos edhe një zyrtar policor.
Katër të dyshuarit për grabitje janë ende në arrati.
“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.