Hadërgjonaj në Hagë: Policia serbe gjatë luftës më mbajti të lidhur tri ditë, pa hëngër e pa pi, me lloj-lloj torturash

22 nëntor 2023 | 21:01

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka qenë dëshmitarja e radhës të mërkurën në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Hadërgjonaj gjatë dhënies së dëshmisë është përplasur me gjykatësen dhe prokuroren në Hagë.

Ish-deputetja e PDK-së e ka quajtur Gjykatën Speciale “gjykatë qesharake” dhe kjo deklaratë i bëri nervoz gjykatësen dhe prokuroren në Hagë duke i ndalë mikrofonin.

Hadërgjonaj është pyetur në lidhje me të ndjerën, ish-luftëtaren e UÇK-së Fetnete Ramosaj, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka thënë se një pyetje të tillë siç po i bëhet sot në këtë gjykatë, ia kishte bërë edhe policia e Serbisë në Pejë kur e kishin arrestuar gjatë luftës.

“Serbia po vazhdon edhe më tutje luftën speciale kundër Kosovës. Sajesat e Shërbimit Sekret Serb po diskutohen këtu. Pyetja të cilën ma bëtë ju për Fetnete Ramosaj ma kanë bërë policia serbe kur më kanë arrestuar gjatë luftës në qendrën e policisë në Pejë, dhe është për keqardhje që mua ma bëni një pyetje të tillë për një grua që sot nuk është e gjallë. Ama të njëjtën pyetje siç ma bëre ti sot ma ka bërë policia serbe në gjykatën e Pejës kur më kanë arrestuar, e ku më kanë mbajtur të lidhur tri ditë, pa hëngër e pa pi me lloj-lloj torturash brenda ndërtesës së policisë në Pejë. Me sajesa të fshehta të shërbimit të Serbisë dhe me dëshmitarë të rrejshëm nuk është mirë që kjo gjykatë të bie në ato nivele”, ka thënë Hadërgjonaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar…