![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1700680805993.jpg)
Osmani dhe ambasadori i ShBA-së bisedojnë për veriun dhe dialogun
22 nëntor 2023
| 20:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.
Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.