KB Trepça fiton ndeshjen e fundit FIBA Europe Cup

22 nëntor 2023 | 21:34

KB Trepça e ka mbyllur ne fitore aventurën në FIBA Europe Cup, duke e mposhtur skuadrën franceze, Gravelines Dunkerque.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” me rezultat 76:68.

Skuadra nga Mitrovica nuk e filloi mirë ndeshjen, por megjithatë e fitoi çerekun e parë me rezultat 27:14.

Mysafirët fituan çerekun e dytë me rezultat 14:9, ndërsa në periudha e tretë i takoi mitrovicasit, 19:17.

Çereku i katërt përfundoi 23:21 për Trepçën.

Danell Edge udhëhoqi Trepçën me 23 pikë e gjashtë asistime, derisa Drilon Hajrizi i kishte 17 pikë e tetë kërcime.

Kujtojmë që Trepça kishte humbur shpresat për kualifikim pasi kishin humbur tri ndeshjet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë bombë ka shpërthyer pak çaste më parë në…