Haxhiu, Abazit: E di ku po të dhemb, po tenton me mbet gjallë në politikë

23 nëntor 2023 | 13:52

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetit Haki Abazi, i cili ka thënë se për rastin Dehari është intervistuar nga polic i cili kishte revole në brez.

E para e drejtësisë ka thënë se kjo gjë është normale.

Haxhiu ka treguar se edhe policët që e kanë intervistuar atë kanë qenë me revole.

Megjithatë, ajo ka thënë se këto reagime deputeti Abazi po i bën për të mbetur gjallë në skenën politike.

“Policët me revole i kam parë edhe unë. Para tri dite isha për të dhënë dëshminë për rastin Dehari, sepse prokurori Afrim Shefkiu ka dhënë urdhër që të intervistohem unë për rastin Dehari. Edhe policët që me kanë intervistuar revolen e kanë pasur në brez. Unë mendoj se kjo është brenda rregulloreve, as nuk e kam parë si kërcenim. Dy orë kam qëndruar në intervistim dhe nuk e kam parë si kërcenim. Nëse ti tenton me u viktimizuar, ajo është diçka tjetër. Amo unë e di ku po të dhemb ty. Ti po do me mbet gjallë në skenën politike dhe s`di pse po merrem me ty”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gavi pritet të mungojë për të paktën shtatë muaj pas…