Presidentja Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes

23 nëntor 2023 | 13:53

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar politikanin dhe intelektualin Xhemajl Mustafa në 23-vjetorin e vrasjes.

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:

Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi.

Vrasja e tij na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë.

Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur.

Autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Xhemën do të jetë i përhershëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetit Haki…