Themelohet fondacioni i veteranëve të UÇK-së ‘Don’t Forget’

23 nëntor 2023 | 16:35

Veteranët e Brigadës 111 “Adem Jashari” kanë themeluar Fondacionin e Veteranëve “Don’t Forget”.

Projekti i parë i cili do të iniciohet nga ky fondacion është rikonstruksioni dhe ndërtimi i kazermës së UÇK-së së kësaj brigade në Drenicë, e cila gjatë luftës është ndërtuar dhe shfrytëzuar nga kjo brigadë.

Pesë anëtarët e bordit të fondacionit janë:

Ferid Berisha – Shkupi, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Esat Qollaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe veteran luftëtar i Republikës së Kroacisë

Fehmi Podrimçaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Hidaim Rama, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

Shpëtim Musliu, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”.

Bordi ka marrë vendim që Ferid Berisha të jetë drejtor ekzekutiv i këtij fondacioni.

Përfaqësues nga fondacioni do të marrin pjesë në disa ceremoni në ShBA në festimin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

Në këto ceremoni do të prezantohet projekti për rikostruksionin dhe ndërtimin e kazermës si dhe do të prezantohet për herë të parë uniforma ceremoniale e veteranëve të UÇK-së e dizajnuar nga fondacioni “Don’t Forget”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka qëndruar i qetë në daljet…