Bilçik: Liberalizimi i vizave vlen për të gjithë, pa marrë parasysh kombësinë

23 nëntor 2023 | 16:38

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka thënë se liberalizimi i vizave vlen për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga kombësia e tyre.

Bilçik në përgjigjen e tij për mediet serbe i pyetur për të komentuar thirrjen e Qeverisë së Kosovës drejtuar BE-së për rishikimin e vendimit për heqjen e vizave për pasaportat serbe nga Kosova, tha se është e natyrshme që liberalizimi të mos kushtëzohet me dokumente shtesë.

“Liberalizimi i vizave vlen për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga kombësia e tyre, përderisa ata jetojnë në Kosovë. Prandaj, është e natyrshme që liberalizimi të mos kushtëzohet me dokumente shtesë”, ka thënë Bilçik.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Brigadës 111 “Adem Jashari” kanë themeluar Fondacionin e…