Agim Vinca nderohet me Çmimin “22 Nëntori”

23 nëntor 2023 | 16:30

Me rastin e 22 Nëntorit të alfabetit të gjuhës shqipe, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë ndarë çmime për mirënjohje nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore.

Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2023 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë Agim Vinca, studiues dhe shkrimtar si dhe shkrimtari Amet Selmani.

Çmimet ua ndau anëtari i këshillit Mixhait Pollozhani.

“Për punën time krijuese kam marrë çmime me vleftë edhe më të madhe materiale, por ky është për mua më i dashuri, për arsye se jepet për nder të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kongresit të Manastirit, në ditën e përfundimit të punimeve të tij, më 22 nëntor. Kjo është kryesorja, por ka edhe një arsye tjetër, jo pa rëndësi, pse është çmimi i parë që marr në trevën nga vij, domethënë në vendlindjen time, në kuptimin e gjerë të fjalës”, ka thënë Agim Vinca, fitues i çmimit.

Kryetari i Kuvendit të së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ishte i nderuar të jetë i pranishëm në ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2023 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Këshilli në krye me Reshat Ametin vlerësoi që hulumtuesi dhe shkencëtari, Prof. Dr. Agim Vinca dhe shkrimtari Amet Selmani janë dy personalitetet që kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Urimet e mia të sinqerta për të shpërblyerit me dëshirë që tu shtohen arritjet edhe më tej”, ka thënë Xhaferi.

No description available.

May be an image of 5 people and text

May be an image of 12 people and dais

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës…