Debati për raportin e progresit shtyhet për seancën e ardhshme

23 nëntor 2023 | 17:13

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, pas dështimit të miratimit edhe të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Legjislativi nuk ka pasur kuorum për t’i miratuar të njëjtat, megjithëse gjatë ditës së sotme pozitë dhe një pjesë e opozitës u bënë bashkë për t’i kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka mbyllur punimet e seancës së sotme, rrjedhimisht ka shtyrë edhe debatin për Raportin e Progresit për Kosovën.

Konjufca ka thënë se ky debat do të mbahet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e regjimentit të tretë të këmbësorisë të Forcës së…