![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/Hadja-Lahbib.jpg)
Kryediplomatja e Belgjikës nesër viziton Kosovën
23 nëntor 2023
| 17:37
Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Belgjikës, Hadja Lahbib nesër (e premte) do ta vizitojë Kosovën.
Ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në njoftimin e ministrisë është bërë me dije se të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.