Serbia i koncentroi forcat në lindje të Kosovës për të bërë presion

24 nëntor 2023 | 08:11

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka deklaruar se Serbia i ka koncentruar forcat e armatosura në lindje të Kosovës, me qëllim që sipas tij, të bëhet presion edhe ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se presioni nëpërmjet ushtrisë po bëhet “si fushatë e re e pastrimit etnik”.

“Koncentrimi i forcave është në pjesën e lindjes së Kosovës, në Preshevë e Bujanoc…Kjo ka për qëllim atë që (Aleksandar) Vuçiqi po e thotë se po bëhet presion ndaj serbëve. Qëllimi me koncentrim të forcave në pjesët e banuara është që të bëhet presion edhe me pasivizimin e adresave të vendbanimit. Kjo po tentohet të bëhet një fushatë e re e pastrimit etnik”, ka thënë Ibishi.

Sipas tij, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, ishte e planifikuar, por në momentin kur situata është e tensionuar.

“Kjo vizitë është më se e domosdoshme edhe takur kemi ardhur në aktin terrorist kur ndodhi, e edhe paralajmërimet me afrimin në afërsi të kufirit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën…