Gërvalla raporton sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme
24 nëntor 2023
| 08:15
Gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 08:30, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, pritet të raportojë para anëtarëve të komisionit për punë të jashtme.
Në këtë mbledhje Gërvalla do të flasë lidhur me ndarjen buxhetore për vitin 2024.
Po ashtu, pos buxhetit, në këtë mbledhje Gërvalla pritet të flasë edhe për punën e saj në kuadër të kësaj ministrie.
Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Gërvalla do të flasë edhe lidhur me ekspertin Gani Jakupi që po paguhet nga qeveria 7 500.00 euro në muaj.