Kuvendi ratifikoi dje pesë marrëveshje ndërkombëtare me vlerë mbi 311 milionë euro
24 nëntor 2023
| 08:18
Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, pas disa muajsh përpjekje.
Këto marrëveshje u kaluan me ndihmë e deputetëve të LDK-së dhe AAK-së si dhe grupit Multietnik.
Pas votimit të marrëveshjeve, shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se vlera totale e tyre është 311 milionë e 3 mijë e 92 euro.
Ajo i ka falënderuar deputetët që kanë votuar këto marrëveshje, derisa ka thënë se shpreson se së shpejti do të votohen edhe katër marrëveshjet e mbetura.
“Falenderoj deputetët e të gjitha grupeve parlamentare pjesëmarrëse dhe uroj zbatim të suksesshëm të pesë marrëveshjeve të miratuara dhe votim të shpejtë edhe të katër marrëveshjeve tjera!”, ka shkruar Kusari-Lila.