Ndeshja Prishtina – Drita do zhvillohet në Hajvali  

24 nëntor 2023 | 11:04

Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”. Kjo për shkak të fushës së rënduar. Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit.

Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin. Në këtë ndeshje “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Ekip i Specializuar (ES) prej gjashtë Këshilltarësh Policorë u…