Spalletti: E merituam kualifikimin në ‘Euro 2024’

24 nëntor 2023 | 11:59

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, iu kundërpërgjigj kritikeve se skuadra e tij ia “vodhi” Ukrainës kualifikimin në “Euro 2024”.

Tensionet u ndezën në “BayArena” të hënën pasi Bryan Cristante i Romës u përplas me Mykhailo Mudryk e Chelseat në zonën e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes.

“Ne nuk kemi vjedhur asgjë, vërtet e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian, Nëse dikush merret me atë incident kundër nesh, nuk është e drejtë, pa e shikuar pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte, dhe ai incident mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë njerëz duan të thonë. Zhgënjyese”, ka thënë Spalletti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme, ka…