Komandanti i KFOR-it: Është katërfishuar prania e KFOR-it në veri

24 nëntor 2023 | 15:36

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit është përmirësuar.

Ai ka thënë se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit në veri, duke vendosur edhe 1 000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Ulutash ka thënë në një intervistë për mediumin serb “Tanjug” se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

“KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández,  ​​ka konfirmuar, se portieri Marc…