Probleme për T-Pain

03 shtator 2018 | 10:47

Reperi që fitoi çmimin Grammy, T-Pain, u arrestua nga policia në Atlanta, pasi u përpoq të kalonte një pikë kontrolli të sigurisë me një armë në aeroportin ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson.

Sipas informacioneve, arma u gjet në një çantë e cila i përkiste T-Pain, emri i të cilit është Faheem Rashad Najm.

Më pas, T-Pain u dërgua në zonën e policisë së aeroportit. Policia përmes një deklarate ka njoftuar se reperi ka konfirmuar mbajtjen e armës, duke siguruar leje të vlefshme dhe arma më pas iu kthye atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Mianmar ka dënuar dy gazetarë të agjencisë…