Barezi: Juventusi dhe Interi favorite, Milani akoma në garë

24 nëntor 2023 | 16:16

Kombëtarja ka nevojë për mbështetje dhe entuziazëm pas zhgënjimit të dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”.

Kështu ka folur për “Il Mattino” Franco Barezi, zëvendëspresident nderi i Milanit dhe flamurtar i Milanit pas kalimit të Italisë në Kampionatin Evropian me barazimin 0-0 ndaj Ukrainës: “Shpresojmë të bëjmë mirë për futbollin dhe lëvizjen futbollistike italiane”.

Baresi rikthehet më pas në luftën e titullit, e cila në Serinë A tashmë rrezikon të jetë e rezervuar për dy skuadra: “Duel mes Juventusit dhe Interit deri në fund? Është ende herët për të thënë, por ata janë përpara dhe mund të kenë një avantazh. Milani im, nga ana tjetër, duhet të jetë ambicioz, duhet të mendojë gjithmonë pozitivisht dhe në fund do të nxjerrim përfundime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Gjykata Speciale me seli në Hagë ishte…