Shahini: 5 miliardë euro është kontributi i diasporës për ekonominë mbarë shqiptare

24 nëntor 2023 | 16:18

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar se kryetari i kësaj aleance, Agim Shahini, ka marrë pjesë në samitin e tretë të diasporës mbarëkombëtare, i cili është organizuar nga qeveria shqiptare, ku ka mbledhur mbi 3 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës Evropa dhe ShBA-ja.

Kryetari i AKB-së zotëri Agim Shahini, ka thënë se kontributi i diasporës mbarë shqiptare është 5 miliardë euro në vit, por sipas tij “prapëseprapë jemi vende me varfëri më të madhe në Evropë”.

“Qeveria shqiptare dhe ajo Kosovare nuk kanë strategji orientuese të investimeve dhe kapitalit të Diasporës tonë por sipas studimit të AKB-ës: 67 për qind  të investimeve shkojnë në blerje të patundshmërisë në vend që të shkojnë në sektorin prodhues dhe gjenerues të kapitalit. Ne flasim shqip, por konsumojmë serbisht, italisht e greqisht. Shqiptarëve u mungon nacionalizmi ekonomik në fund”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, ku…