Ndalimi i vizitave në Hagë, Dugolli: Gjykata Speciale është në panik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, , Enver Dugolli, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të iu ndalur vizitat familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se këto veprime tregojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik.
Dugolli ka shkruar se nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut.
“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, kryeministri me vend sot e quajti vendimin e djeshëm të kësaj gjykate si zhvillim negativ. Ai vendim është shkelje e të drejtave të njeriut. Ka burgje nëpër botë ku kanë të drejtë t’i regjistrojnë e përgjojnë komunikimet me jashtë, por assesi ta ndalojnë komunikimin. Kjo masë më përkujton diçka tjetër nga e kaluara, prandaj edhe pse shihet qartazi qe Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik, nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Dugolli në “Facebook”.