Sarri lavdëron Marcos Alonson

03 shtator 2018 | 11:42

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka ngritur në qiell spanjollin duke thënë se Marcos Alonso është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në Evropë.

“Alonso është ndoshta më i miri në Evropë në pozitën e tij. Fizikisht shumë i përgatitur dhe po kontribuon shumë në fazën ofanzive. Ndoshta duhet të përmirësohet pak sa i përket fazës së mbrojtjes”, ka thënë Sarri.

Alonso ka shënuar 14 gola që nga ardhja në Premierligë dhe është mbrojtësi që ka kontribuar në më së shumti gola në Premierligë (prej kur është pjesë e saj).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka sulmuar sërish Qeverinë…