Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani-Viktoria Plzen

25 nëntor 2023 | 22:01

Ballkani ka njoftuar se i ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, me datë 30 nëntor, duke filluar nga ora 18:45.

Tashmë mund t’i siguroni biletat tuaja online, përmes këtij linku: KËTU

“Ballkani i shqiptarëve është gati për një tjetër ndeshje të madhe”, thuhet në njoftim.

Çmimet për biletat prapa portave janë 5 euro.

E/Lindja, 10 euro.

Bileta VIP Platinum (W104) ku përfshihet kateringu i plotë, 100 euro.

50 euro bileta VIP në tribunat W103 dhe W105, të përfshira pijet freskuese.

Kurse zonat VIP 101,102 e 107, 40 euro (Open Bar).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Pakicat kombëtare zakonisht rebelohen, në rastet kur qeveria…