Arsenali fiton në minutat e fundit me Brentford dhe merr kreun e klasifikimit

25 nëntor 2023 | 22:03

Skuadra e Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme pasi mundi në transfertë Brentford me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm të sfidës e realizoi gjermani Kai Havertz në minutën e 89′.

Ndeshja ishte mjaft delikate dhe të besuarit e Artetas vuajtën shumë në marrjen e 3 pikëshit. Gjithçka ndryshoi me futjen e Havertz në fushë në vend të Martinellit në minutën e 79′ dhe dhjetë minuta më vonë gjeti golin e fitores.

Me këtë fitore topçinjtë e Londrës ngjiten në vendin e parë në kuotën e 30 pikëve. Kjo falë edhe barazimit të Manchester City me Liverpool 1-1. The Citizens janë të dytët me 29 pikë dhe Liverpool i treti me 28 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka njoftuar se i ka hedhur në shitje biletat…