Hamasi liron edhe 17 pengje

26 nëntor 2023 | 17:31

Hamasi ka liruar edhe 17 pengje të tjera. IDF ka konfirmuar se 14 pengje izraelite dhe 3 tajlandezë janë dorëzuar nga Hamasi në Kryqin e Kuq.

Më pas ata do të transferohen nga siguria egjiptiane për t’iu dorëzuar palës izraelitet dhe do të transferohen me avion në një bazë izraelite.

Ndërkohë këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se zgjatja e armëpushimit 4 ditor varet nga Hamasi. Ai thekson se Izraeli ka qenë shumë I qartë për këtë marrëveshje dhe është i gatshëm për vazhdojë pauzën për çdo ditë që Hamasi liron pengje të tjerë.

Pra gjithçka mbetet në dorë të Hamasit, nëse ata nuk zbatojnë marrëveshjen, përgjegjësia mbetet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Gjermani. Raportohet se një…