Shqiprim Arifi: Të hënën do të vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës

26 nëntor 2023 | 23:46

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Arifi ka njoftuar se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Nesër në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Podujeva është bërë qyteti i parë me shtatore të veprimtarit…