BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

27 nëntor 2023 | 12:02

BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin tetor 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/. Njëkohësisht, u publikuan remitancat për muajin shtator dhe ato preliminare për tetor 2023.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 496.5 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbejnë 69.9% të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 346.9 milionë euro në tetor 2023, rritje kjo për 7.2 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Kreditë ndaj ekonomive familjare në tetor 2023 përfaqësojnë 62.2% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar. Vlera kredive të reja në muajin tetor është 35.91 milionë ( në shtator ishte 35.45 milionë).

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e Kompanive te sigurimit në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 300.4 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 100 mijë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbehet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 45.6% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 28.4 % të aseteve ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.1 % të gjithsej aseteve.

Fondet Pensionale:

Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në tetor 2023 ishte rreth 1.66 miliardë euro, duke shënuar rënie për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin tetor ishin rreth 110.5 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 60.4%, kanalet tjera 24.2%, ndërsa përmes bankave 15.4%.

Remitancat deri në fund të tetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,119.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

1.2 miliard euro, vlera e dërgesave nga mërgata

300.4 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

2.6 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

496.5 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar

Një miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata deri në muajin tetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Agim ZOGAJ BIR DHE USHTAR I POPULLIT Historia…