Policia shqiptare në gatishmëri deri më 30 nëntor për shkak të festës së Pavarësisë

27 nëntor 2023 | 14:45

Policia shqiptare ka njoftuar se do të jetë në gatishmëri deri më 30 nëntor për arsye të Festës së Pavarësisë.

Ndërsa janë marr masa të posaçme, në bashkëpunim me autoritetet vendore, për garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e festave të nëntorit.

Nisur nga situata e krijuar mbrëmjen e datës 25 nëntor, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Rendit, në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu shkuar në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.

Gatishmëria dhe shërbimi i përforcuar do të vijojnë deri më datë 30 nëntor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të zhvillohen festime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Habib Leku shpall të humbur diplomën e Fakultetit Juridik të…