Plagoset një person në Vitomiricë të Pejës

27 nëntor 2023 | 14:58

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka ndodhur brenda një lokali mëngjesin e sotëm në rrugën “Alija Izetbegoviq”, rreth orës 07:15.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”,  ka njoftuar policia.

I dyshuari R.K, i lindur më 1989 është arrestuar nga policia.

Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48 orё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia shqiptare ka njoftuar se do të jetë në gatishmëri…