![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/toure.jpg)
Toure: Ja pse u riktheva te Olympiacosi
03 shtator 2018
| 15:09
Yaya Toure ka bërë të ditur arsyen e transferimit në Olympiacos.
Mesfushori nënshkroi me klubin grek pas largimit të tij si futbollist i lirë nga Manchester City.
“E kisha bërë një premtim në vitin 2006, kur jam larguar dhe jam i lumtur që e kam realizuar. Kisha oferta edhe nga klube tjera evropiane, nga Azia dhe SHBA-të, por kam vendosur ta dëgjoj zemrën”, ka thënë Toure.