Abdixhiku për festën e 28 Nëntorit: Zoti i bekoftë shqiptarët!

28 nëntor 2023 | 13:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Abdixhiku ka thënë se kjo ditë historike u fitua me shumë sakrificë nga patriotët.

“Burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, rrugën për liri e pavarësi”, ka thënë Abdxhiku.

I pari i LDK-së, ka thënë se në këtë ditë kujtohet lindja e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare.

“Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë”, ka thënë ai, duke shtuar se 28 Nëntori mban emrin e Ismail Qemailit.

“Bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot!”, ka thënë i pari i LDK-së, duke shtuar se Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Zoti i bekoftë shqiptarët!”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka…