A do të ketë ndryshime në Qeverinë e Shqipërisë?

03 shtator 2018 | 16:08

Ministri i Financave në Qeverinë Rama, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuari i parë në programin “Top Talk” në “Top Channel” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Një nga temat e fundgushtit dhe fillimit të shtatorit janë ndryshimet e pritshme në Qeveri, të nisur në mbledhjen e Kryesisë së PS mëngjesin e së hënës.

Në këtë kontekst, Ahmetaj ka thënë se i takon kryeministrit Edi Rama që të vendos për ndryshimet në Qeverinë shqiptare.

“Sjellja e ministrave është sjellje politike, në fund vlerësohet puna, pritet vendimmarrja e kryeministrit. Por në mënyrë politike siç jemi vendosur ministra, po në mënyrë politike do të prisnim ndryshimet në qeveri”, ka thënë Ahmetaj duke theksuar se i takon vetëm kryeministrit Rama që të vendosë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth, ka paralajmëruar të…